Lajme

Greva e përgjithshme paralizon Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 17 May 2017

Greva e përgjithshme e punëtorëve në Greqi kundër masave të reja të kursimit, të mërkurën, ka paralizuar vendin dhe ka çrregulluar funksionimin e shërbimeve private dhe publike.

Transporti publik është ndalur, ndërsa spitalet pranojnë vetëm rastet urgjente. Greva katër orëshe e kontrollit të fluturimeve ka shkaktuar anulimin ose shtyrjen e më shumë se 150 fluturimeve.

Sindikatat e punëtorëve kanë bërë thirrje për grevë për shkak të masave të reja të kursimit, të cilat Greqia planifikon t’i vendosë për shkak të marrjes së ndihmës së re. Qeveria e majtë është pajtuar për zbatimin e reformave të reja në kuadër të marrëveshjes me kreditorët ndërkombëtarë.

-Advertisement-

 Protesta të mëdha do të mbahen sot më vonë në Athinë, por shiu mund të ndikojë në pjesëmarrjen e demonstruesve, transmeton AP. Pa masa të reja, Greqia nuk mund të marrë paratë e nevojshme për t’iu shmangur bankrotimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera