Lajme

Grernell mbanë në zyrën e tij foton me Hashim Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 03 May 2021

Ish i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka shpërndarë një fotografi nga zyra e tij, ndërsa aty qëndron edhe një foto e tij gjatë takimit me ish-presidentin, Hashim Thaçi.

Grenell ka shpërndarë një fotografi gjatë një interviste të tij për ‘FoxNews’, por ajo çfarë bie në sy është një foto që gjendet në zyrën e tij.

Ish-ambasadorit amerikan në Gjermani dhe i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, mban në zyre fotografinë gjatë takimit me ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro

-Advertisement-

Në mesin e fotografive që ka zgjedhur të mbaj Grenell në zyrën e tij, është edhe fotografia e tij sëbashku me Hashim Thaçin gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera