Lajme

Greqia thyen rekordin e rasteve të reja dhe viktimave

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 27 October 2020

Greqia theu sot rekordin me 1 259 raste të reja të konfirmuara të infeksioneve me koronavirus, duke tejkaluar edhe numrin e të intubuarve, gjithashtu për herë të parë, tha Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Rastet e reja të hënën ishin 715.

Nga rastet e reja të ditës, 112 janë të lidhura me grupe të njohura dhe 62 janë rezultat i kontrolleve në pikat e hyrjes në vend, raporton ATSh.

-Advertisement-

Greqia ka që nga fillimi i pandemisë 32 752 raste, nga të cilat 3 950 kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit dhe 12, 81 me raste të njohura tashmë.

Në spitalet greke, 102 pacientë janë intubuar. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.
EODY njoftoi gjithashtu 12 vdekje ose 593 vdekje në total.

Mosha mesatare e tyre është mbi 70 vjeç dhe 225 ishin gra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera