Greqia përgatitet “për luftë”, kërkon të blejë avionë F-35 nga SHBA-ja!
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 01 July 2022
Greqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare Shteteve të Bashkuara për blerjen e 20 avionëve luftarakë F-35 nga kompania amerikane Lockheed Martin.
Këtë lëvizje të Athinës zyrtare e njoftoi vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis, që e justifikoi me nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit në mesin e tensioneve të vazhdueshme me Turqinë.
“Pjesë e kësaj procedure është dërgimi i kërkesës zyrtare, që ka ndodhur ditët e fundit. Ky megjithatë është vetëm fillimi i një procesi të gjatë, dhe dorëzimi i avioni te parë mund të ndodhë diku nga viti 2027.”- tha Mitsotakis.
Athina ka porositur tashmë 24 avionë luftarakë Rafale të prodhimit francez – gjashtë të rinj dhe 18 të tjerë të përdorur më parë në shërbim me Forcën Ajrore Franceze, si dhe tre fregata franceze.
Pasi iu afruan rrezikshëm në 2020-tën konfliktit të armatosur, u duk se mosmarrëveshjet mes palëve, të nxehura asokohe nga kerkimet për hidrokarbure në Mesdheun Lindor, u fashitën. Por fërkimet mes Greqisë dhe Turqisë, dy vendeve problematike fqinjë që janë njëkohësisht dhe anëtare të NATO-s por kanë mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë pretendimet territoriale në Detin Egje, vazhdojnë.
Në zemër të përpalsjeve të fundit qëndrojnë ishujt grekë pranë brigjeve të Turqisë, me Ankaranë që akuzon Athinën se mban atje një prani ushtarake në shkelje të traktateve. Greqia nuk tërhiqet, e insiston se është duke vepruar në bazë të ndërkombëtar dhe se po i mbron ishujt përballë armiqësisë turke.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...