Lajme

Greqi, zgjedhje të parakohshme në 21 maj

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 22 April 2023

Presidentja e Greqisë miratoi kërkesën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 21 maj. Mandati i qeverisë së zotit Mitsotakis pritej të përfundonte zyrtarisht në muajin korrik.

Parlamenti pritet të shpërndahet në 23 prill.

Zgjedhjet vijnë pas tronditjes që shkaktoi në vend përplasja e dy trenave që la pas dhjetra viktima.

-Advertisement-

Kryeministri grek u takua me presidenten ditën e sotme dhe dorëzoi zyrtarisht aktin që propozonte shpërndarjen e parlamentit.

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou tha se shpresonte që procesi parazgjedhor të ishte i qetë dhe i frytshëm.

Sondazhet e deritanishme tregojnë se as partia Demokracia e Re e zotit Mitsotakis dhe as partia opozitare Syriza nuk pritet të marrin votat e mjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera