Sport

Greqi – Kosovë, këto televizione e transmetojnë ndeshjen drejtpërdrejtë

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 14 October 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll është mysafire e Greqisë, në sfidën e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin olimpik në Athinë.

‘Dardanët’ me 10 mungesa kryesore do të tentojnë të kthehen te rezultatet pozitive, derisa grekët synojë tre pikë për të vazhduar kryesimin e grupit të tretë të Ligës C.

Këtë ballafaqim mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në RTK dhe Supersport Kosova.

Kujtojmë se në takimin e parë të luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Greqia kishte fituar me rezultat 2-1./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

Të tjera