Lajme

Greqi: Gjenden trupat e 18 emigrantëve të djegur nga zjarret

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 22 August 2023

18 persona kanë vdekur në një zonë pyjore të Greqsië veriore.

Kështu kanë bërë të ditur sherbimi grek i zjarrfikësve, ku raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë.

Flakët arritën në mjediset e spitalit universitar të qytetit dhe foshnjat e porsalindura dhe pacientët e kujdesit intensiv ishin midis atyre që u evakuuan në një traget të ankoruar në portin e qytetit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Një vdekje e mëparshme, gjithashtu besohet të ketë qenë një emigrant, ishte raportuar në fshatrat afër Aleksandoupolis dhe shërbimet e urgjencës kishin dërguar mesazhe me tekst celular në zonat përreth duke u kërkuar njerëzve të largoheshin.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yiannis Artopoios tha se po hetohet mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën të kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke qenë se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera