Lajme

Greqi: Detaje nga aksidenti ku vdiqën pesë shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 18 Korrik 2023

Pesë shqiptarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Greqi.

Lidhur me rastin tragjik janë dhënë detaje shtesë.

Sipas mediave greke, viktimat janë pesë meshkuj, katër prej të cilëve të moshës 55, 50, 19, në mesin e tyre është edhe një 16 vjeçar, derisa nuk ka ende të dhëna rreth viktimës së pestë.

-Advertisement-

Thuhet se ata ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.

Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas direkt me një kamion, transmeton Klankosova.tv

I lënduar lehtë nga ky aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy