Lajme

Grenell u bën thirrje shqiptarëve ta votojnë Trumpin

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 28 October 2020

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.

Grenell në këtë mesazh thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin president të SHBA-së.

Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik.

-Advertisement-

Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barak Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera