Lajme

Grenell thumbon sërish Kurtin: Do të jetë kundër Joe Biden

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 03 March 2021

Ish- Emisari Special i Donald Trump, Richard Grenell, ka thumbuar serish kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Grenel në një postim të bërë në Twitter, ka thënë se ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe është edhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambujë. Kurti ishte kundër George Bushit në Vienë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden në demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell.

-Advertisement-

Kjo nuk është hera e parë që Grenell, shkruan në Twitter se Kurti është anti-amerikan. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera