Grenell sqaron pagesën e përfolur nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 08 November 2021
Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një pronocim ekskluziv për Gazetën Insajderi, ka sqaruar pagesën e përfolur nga Serbia për lobim.
Grenell ka mohuar një pretendim të tillë, i cili u ngrit sot nga analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, i cili tha se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin, shkruan Gazeta Insajderi.
“Nuk duhet ti besosh më kurrë kujtdo që ka thënë një gjë të tillë. Nuk është e vërtetë. Ata (Qeveria e Serbisë) nuk më paguajnë mua asnjë cent” – tha Grenell për Gazetën Insajderi.
Ish-i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, sipas Janjiqit ky politikan amerikan haptazi mbron interesat e Serbisë sa herë që i jepet rasti.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse kanë të drejtë ata që pretendojnë që Vuçiq ka dhënë shuma të majme parash për lobim, Janjiq tha se nuk e di saktë shumën, por sipas tij “janë dhënë shumë para”.
“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka shtuar Janjiq.
Richard Grenell ditë më parë kujtoi faktin se një vit më parë, më 4 shtator, bota festoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas Grenell, presidenti Donald Trump kishte sjellë së bashku kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hotin si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për siç ka thënë Grenell “të ndërmarrë një hap të madh drejt zgjidhjes së konfliktit të tyre historik”.
“Ishte vizioni i Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe për të ndihmuar në krijimin e një rigjallërimi të plotë në të gjithë Ballkanin. Presidenti Trump besonte se konflikti i perceptuar po ndikonte në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik për të gjithë të përfshirë. Ai gjithashtu besonte se strategjia e të folurit të vazhdueshëm rreth politikës, e udhëhequr nga evropianët, nuk po funksiononte”.
Megjithatë, siç ka vlerësuar Grenell në një shkrim për “theFederalist”, kjo nuk po ndodh në kohën kur Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga Joe Biden.
Të tjera
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...