Lajme

Grenell sonte në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 22 January 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë sonte darkë pune me emisarin special të presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Vizita e tij në Kosovë vjen pas arritjes së një marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë, Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera