Lajme

Grenell për vendosjen e raporteve diplomatike Kosovë–Izrael: Madhështore

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 22 October 2020

Emisari i Posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar lidhur me vendosjen e raporteve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Grenell përmes një retweet’i në llogarinë e tij në twitter ka thënë se kjo është madhështre.

Grenell ia bëri retweet postimit të ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ku kjo e fundit mbajti takimin e parë konsultativ me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

“Kisha nderin të hap takimin e parë zyrtar konsultativ ndërmjet Drejtorive të Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, në të cilin u diskutua për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, gadishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të plota në të gjitha fushat, si dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në postimin e ministres.

Ndërkaq, tutje thuhet se u diskutua edhe lidhur me “vizitën e parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Republikës së Kosovës në muajin e ardhshëm”.

Marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e finalizuar në Uashington, ka rezultuar në njohje diplomatike të Kosovës dhe Izraelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera