Fokus

Grenell pas Kosovës niset menjëherë për Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 21 September 2020

Bashkë me një delegacion nga ShBA-të, i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell këtë të hënë do të vizitoj Kosovën.

Edhe pse ende agjenda e tij nuk është bërë publike, Gazeta Infokus mëson se Grenell do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa nga ky takim ku pritet të nënshkruhen edhe disa dokumente në lidhje me projektet për të cilat është diskutuar në Uashington më 4 shtator, Grenell menjëherë do të niset për në shtetin serb.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka mësuar se delegacioni amerikan në Kosovë do të qëndroj përafërsisht dy orë e më pas do të niset për në Beograd./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera