Lajme

Grenell në Beograd, flet për premtimet e Trump për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 22 September 2020

I dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka folur pas takimit në Beograd.

Ai para mediave serbe ka thënë se nuk do të ishin aty pa Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe se ky i fundit dha premtime edhe për popullin serb, shkruan Gazeta inFokus.

Grenell ka thënë se këto nuk janë fjalë vetëm në letër por vende pune.

-Advertisement-

“Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte presidenti Trump, i cili besonte se diçka tjetër mund të ndodhte. Ai besonte se ekonomia mund të vihej në plan të parë dhe theksi mbi vendet e punës. Premtime iu dhanë popullit të Serbisë dhe ne duam që ju të na konsideroni… Këto nuk janë thjesht fjalë në letër, por punë për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Grenelli, duke theksuar se ky ishte një mesazh për qytetarët serbë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera