Grenell mbetet në krye të dialogut Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 25 May 2020
Vendosja e taksës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nga Qeveria Haradinaj në nëntor të vitit 2018, u bë shkak i ngecjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Që nga ajo kohë, pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë ulur në tryezën e bisedimeve për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy vendet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian kanë shpeshtuar thirrjet për rifillim të dialogut dhe nënshkrimin e një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.
Madje SHBA-të rifillimin e dialogut janë duke e pritur menjëherë pas qartësimit të situatës politike në Kosovë dhe krijimit të Qeverisë së re.Kjo është bërë e ditur nga zyra e ambasadorit Richard Grenell, ani pse u raportua nga agjencia gjermane DPA se Grenell po planifikon të dorëhiqet nga pozita e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani.
Zëdhënësi i tij, Dick Custin në një përgjigje për Telegrafin ka konfirmuar se Grenell do të vazhdojë të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.
“Ambasadori Grenell mbetet si i dërguari presidencial dhe ai pret diskutimin e ardhshëm të dialogut, sapo të përcaktohet përbërja e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Custin.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti javën e kaluar në një video-konferencë me studentët e Universitetit të Harvardit, tha se ambasadori Richard Grenell nuk ia dëshiron të keqen popullit të Kosovës, por kërkesën për përshpejtim të arritjes së marrëveshjes më tepër e sheh si “arritje historike nga ana e vetë Grenell”.
Ndërkaq rreth idesë për shkëmbim të territoreve, zëdhënësi i ambasadorit Grenell u shpreh se ambasadoru nuk ka diskutuar asnjëherë për këtë çështje.
“Ambasadori nuk ka diskutuar kurrë për ndonjë shkëmbim territoresh”, tha Custin.
Javë më parë shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, tha se opsioni i shkëmbimit të territoreve është çështje për të cilën duhet të vendosin palët negociuese. Kjo deklaratë e tij nxiti reagime të shumta si në vend, po ashtu edhe tek zyrtarët e tjerë të BE-së.
Kujtojmë se nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në parim për vendosjen e linjës direkte ajrore, Prishtinë – Beograd, si dhe për hapjen e linjave hekurudhore dhe autostradave që do t’i lidhnin jo vetëm këto dy vende, por edhe rajonin me BE-në.
Të tjera
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...