Lajme

Grenell mban fjalim para studentëve të Shkencave Politike në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 13 July 2022

Ish-ndërmjetsuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar për vizitë në Serbi.

Gjatë këtij qëndrimi, ai ka vizituar edhe Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd

I njëjti është parë duke folur para studentëve të këtij departamenti.

-Advertisement-

Grenell ka qenë syri dhe veshi i ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump, për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ishte vendosur edhe në krye të Inteligjencës Kombëtare si pjesë e Kabinetit të ish-Presidentit Donald Trump dhe ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.

Kujtojmë detyrën e tij të ndërmjetësimit në procesin e dialogut aktualisht e moderon Miroslav Lajcak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera