Lajme

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet, administrata e Trumpit ndërmerr veprime të shpejta

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 24 October 2020

Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet.

Grenell e ka shpërndarë në Twitter një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u shikuan mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë, shkruan lajmi.net.

Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.

-Advertisement-

Madje sipas tij, administrata e Trumpit në këtë kontekst ndërmerr veprime të shpejta.

“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera