Lajme

Grenell lajmërohet nga Beogradi i fajëson Kurtin e BE-në për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 13 July 2022

Ish i dërguar Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, qëndroi së fundi në Beogradi ku edhe ka mbajtur një ligjeratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike.

Sipas Grenell, janë dy probleme të cilat e pengojnë procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një është fakti që ky proces drejtohet nga evropianët dhe tjera është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti”, është shprehur Grenell, raporton N1.

-Advertisement-

Grenell po ashtu tha edhe njëherë se nuk paguhet nga institucionet në Beograd për t’ia mbajtur anën Serbisë.

“Unë jam një amerikan dhe e dua këtë rajon dhe dua që ta ndihmojë”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera