Lajme

Grenell i propozon kërkesa Blinkenit për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 27 December 2022

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, duke e quajtur dhunën në ditët e fundit në Kosovë të papranueshme.

Grenell e ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për veprimet e tij në Veri, që sipas tij, janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Madje, Grenell i ka kërkuar Sekretarit amerikan, Antony Blinken se ai duhet të kërkojë nga Kurti që të lirojë sipas tij, të burgosurit serbë.

-Advertisement-

“Dhuna e fundit në Kosovë është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare – @ABlinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësorë dhe…”, ka shkruar Grenell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera