Ekonomi

Grenell i kërkon Albin Kurtit ta heq taksën menjëherë

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 04 February 2020

Emisari special i presidentit të SHBA-së Richard Grenell i ka bërë thirrje qeverisë Kurti që të heqë menjëherë taksat për produktet serbe.

“Ne presim që tarifat të hiqen menjëherë,” tha Grenell në një deklaratë dërguar AP.

Grenell, i cili është edhe ambasadori amerikan në Gjermani, tha se SHBA “ua bëri të qartë udhëheqësve të partive në Kosovë se heqja e taksës ishte në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj, si dhe dëshirën e saj për të krijuar vende të reja pune”.

-Advertisement-

AP kujton se Grenell muajin e kaluar ndërmjetësoi një marrëveshje për rinovimin e trafikut hekurudhor dhe ajror ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne po bëjmë përparim historik. Do të ketë lajme të reja menjëherë pasi të dy palët duan të ecin përpara. Këto hapa do të kontribuojnë në një jetë më të mirë për njerëzit e rajonit,” tha Grenell.

Me shumicë votash, Parlamenti i Kosovës dje votoi qeverinë e përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera