Lajme

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg tash e 4 vjet, a është vlerë perëndimore kjo

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 14 August 2024

Ish-emisari i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka kritikuar evropianët se po përzihen në zgjedhjet në SHBA.

Ai ka pyetur nëse është vlerë perëndimore që ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mbahet në burg tash e 4 vjet.

“Në vend që të ndërhyni në zgjedhjet në SHBA dhe të përpiqeni të krijoni një internet të ri dhe të censuruar për evropianët, pse nuk përqendroheni në rregullimin e gjykatave ndërkombëtare të vendosura në Evropë? A duhet të jetë @HashimThaciRKS ende në burg 4 vjet më vonë pa gjyq? Kjo nuk është një vlerë perëndimore”, ka shkruar Grenell.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera