Lajme

Grenell flet për marrëveshjen me Serbinë në takimin me Albin Kurtin

Autori: Halil Berisha 16:43 | 09 October 2019

Sot, Ambasada e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pati dy mysafir interesant.

Kryediplomantin amerikan në Gjermani, Richard A. Grenell dhe kandidatin e Vetëvendosjes për shef të qeverisë, i cili edhe fitoi zgjedhjet parlamentare të datës 6 tetor, nga numërimi i votave të rregullta.

E bashkë me Kurtin, në këtë takim me Grenell e ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ishte edhe Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Ndërsa, në një komunikatë për media, Vetëvendosje bënë të ditur se gjatë këtij takimi, Grenell theksoi se mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në Kosovë.

Ndërsa, lideri i Vetëvendosjes shprehu gatishmërinë e tij si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me SHBA-të

Në këtë njoftim thuhet se Grenell dhe Kurti janë pajtuar që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka.

Sa i përket dialogut me Serbinë, bëhet e ditur se Kurti ka thënë që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera