Lajme

Grenell: Direktivat e Presidenti Trump sollën marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 14 February 2020

I dërguarin nga Shtëpia e Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, ka reaguar edhe njëherë pas marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat të arritura sot në Mynih mes Kosovës e Serbisë, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell për gjithë këtë arritje e ka vlerësuar si më meritorin, presidentit amerikan, Donald Trump.

“Duke iu falënderuar direktivave specifike të Donald Trump, ne brenda katër muajsh kemi nënshkruar tri marrëveshje. Një për linjën ajrore, një për hekurudhat dhe një për autostradat”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Marrëveshjen e arritur sot në Gjermani e ka përshëndetur edhe spektri politik në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera