Lajme

Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheq ShBA-ja

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 17 June 2023
Ish i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të ndryshojë kurs dhe dialogun ta udhëheqin ShBA-të.

Ai propozoi disa pika, ku ndër të tjera tha se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.

“Kushdo që ka sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës apo protestuesit serbë duhet të përgjigjet”, tha Grenell, transmeton Klankosova.tv.

Ai, tutje sugjeroi që kryetarët e rinj të punojnë në lokacione alternative, teksa sipas tij, zgjedhjet e reja atje duhet të zhvillohen menjëherë dhe protestuesit të largohen nga rrugët.

-Advertisement-

Kujtojmë se që nga fillimi i protestave në veri, nuk është raportuar për asnjë sulm ndaj protestuesve serbë, teksa këta të fundit kanë sulmuar me gurë e shok-bomba gazetarët, policët e KFOR-in.

Në disa raste, protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, ku tre ushtarë të KFOR-it janë plagosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera