Lajme

Grenell apelon: Duhet stabilitet, mezi po pres të punoj me qeverinë e re

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 29 May 2020

Edhe i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Grenell, ashtu si ambasada e SHBA-së në Kosovës, është shprehur se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Kushtetueses në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në vend.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon.” – ka thënë Grenell për mediat kosovare.

-Advertisement-

Grenell kritikoi qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

Nën ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje në fillim të këtij viti. E para për vendosjen e një linje direkte Prishtinë-Beograd si dhe marrëveshja tjetër për funksionalizimin e hekurudhave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera