Lajme

Grenell: Amerika duhet të jetë në krye të negociatave Kosovë-Serbi, kështu ndodh kur i lini evropianët të udhëheqin

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 30 November 2022

Ish emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë duke dështuar, dhe këtu ai thotë se faji është edhe tek administrata aktuale amerikane, që Grenell thotë se duhet në mënyrë më direkte të jetë e përfshirë në dialog.

“Ne shohim që negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po dështojnë, sepse Departamenti i Shtetit po negocion me evropianët, dhe kur i lini ata të udhëheqin – ju merrni shumë fjalë dhe pak veprime”, thotë Grenell.

Ai thekson se është e nevojshme që “udhëheqësit amerikanë të udhëheqin” përderisa ata kanë besimin e të dyja palëve, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

-Advertisement-

“Ne në administratën Trump besuam se ishte e nevojshme që Amerika të drejtonte. Njerëzit nga Shtëpia e Bardhë, nga administrata, duhet të jenë në krye.

Unë u emërova si i dërguar i Presidentit, jo i Departamentit të Shtetit. Unë përfaqësoja Presidentin Trump. Mund të hyja në zyrën e presidentit dhe të propozoja diçka. Mund t’i tregoja personalisht se çfarë donin të dy palët. Presidenti Biden nuk e ka këtë. Departamenti i Shtetit bashkëpunon me evropianët dhe kur i lini ata të udhëheqin, ju merrni shumë fjalë dhe pak veprime. Kjo po ndodh tani. Ne shohim që bisedimet po dështojnë. Udhëheqja e Amerikës është e nevojshme, liderët amerikanë duhet të udhëheqin dhe të kenë besim nga të dyja palët.

Grenell sërish e ka akuzuar kryeministrin Kurti si fajtorin për dështimin e negoaciatave.

“Shiko, mendoj se ne e dimë që Kurti thjesht nuk është i dobishëm në këtë situatë. Kam biseduar me të dhe ai është person që nuk i ka pëlqyer kurrë asnjë ide.

Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga evropianët. Edhe administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë. Na mungon Thaçi këto ditë.

I pyetur se çka i jep kaq shumë fuqi Kurtit për t’i thënë “jo” çdo propozimit, siç pretendon Genell, ish emisari thotë se nuk do ta quante këtë fuqi.

“Nuk e di nëse do ta quaja fuqi. Thjesht thotë “jo”, është “Zotëriu jo”. Nëse ktheheni te idetë e Bill Klintonit apo Barack Obamës, ai refuzon të gjitha idetë që kanë ofruar amerikanët. Sistemi amerikan e sheh atë. Më në fund, në Amerikë arrijmë në përfundimin, nga të dyja palët, se Kurti nuk u bën dobi amerikanëve.

Madje, Grenll thotë se administrata e kaluar e trajtonte “shumë ashpër Kurtin”,

“Unë tani punoj në sektorin privat, duke i vëzhguar gjërat nga jashtë, ashtu si ju. Por kur isha në administratën e Trump, ne e trajtonim shumë ashpër Kurtin. Disa do të thoshin se po e ekzagjeroja. Edhe sikur të mos isha i drejtë.

Mendoj se kam qenë i drejtë. Kisha një pasqyrë të politikave dhe pashë se kush ishte i gatshëm t’i çonte gjërat përpara. Askush nuk mendon se ky është një proces i lehtë, është i vështirë, por të dyja palët duhet të lëvizin”, ka thënë Grenell për RTS.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera