Lajme

Grekët me fushatë kundër Shqipërisë: Deti me ujërat më të pista në Europë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 11 July 2017

Mediat greke po i japin një rëndësi të veçantë plazheve dhe turizmit në Shqipëri. Por fatkeqësisht kjo “rëndësi” është me nota negative pasi qëllimi është të largojnë turistët nga Shqipëria.

Duket se ato së bashku në një sulm të organizuar, kanë si kryeartikuj lajme, ku shkruhet se Shqipëria ka ujërat më të ndotura në Europë.

Sigurisht që duke mburrur ujërat e tyre, grekët bëjnë thirrje që të mos shkohet për pushime në Shqipëri.

-Advertisement-

Vetëm një ditë më parë, ishte ish-kryeministri Sali Berisha që denoncoi faktin se disa anije, peshkarexha greke vijnë në bregun e Himarës, Dhërmiut apo përgjatë bregut shqiptar dhe hedhin në ujë mbetje të ndryshme, duke sjellë edhe ndotjen.

Shkrimet e tyre janë bazuar në një hartë ku duket se shteti me ujërat më të pastra i ka Luksemburgu, ndërsa Shqipëria është në vendin e fundit në Euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera