Lajme

Gratë u rrahën nga bashkëshortët e kunetët: 7 raste të dhunës në familje u raportuan brenda ditës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 10 November 2022

Rastet e dhunës në familje janë shtuar dukshëm në gjitha anët e Kosovës. Vetëm të mërkurën shtatë familjarë nëpër qytete të ndryshme raportuan për ushtrim dhune brenda familjes.

Në Gjakovë një grua u sulmua nga vëllai i burrit të saj i cili përndryshe thuhet të jetë i sëmur mendor dhe i njëjti nuk është kapur nga policia sepse është arratisur, shkruan Gazeta Infokus.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili sipas viktimës është i sëmurë mental. Viktima ka refuzuar strehimin dhe urdhrin për mbrojtje. I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati”, raportoi policia.

-Advertisement-

E në Pejë një burrë i dehur ka kërcënuar dhe i ka dëmtuar gjyshit të tij pronën e shtëpisë duke i thyer xhamat.

“ Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se disa herë e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka raportuar policia.

Në Viti gruaja raportoi burrin i cili më pas u dërgua në mbajtje për sulm fizik ndaj bashkëshortes.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raportoi policia.

Edhe një prizrenas po ashtu dërgohet në mbajtje, kjo pasi bashkëshortja e tij e kishte raportuar për dhunën e përsëritur ndaj saj.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se disa herë e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raportoi policia.

Edhe në Lipjan e Drenas u raportua për dhunë ndaj grave nga bashkëshortët e tyre dhe për të dyja rastet të dyshuarit që sulmuan bashkëshortet e tyre u dërguan në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka raportuar policia në lidhje me rastet.

Në Gjilan një grua raportoi në polici burrin me të cilin po bashkëjetonte kjo pasi i njëjti e ka sulmuar e veç kësaj i ka dëmtuar dhe veturën ku edhe vet i dyshuari është lënduar dhe të dy pranuan mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. I dyshuari po ashtu ka dëmtuar veturën e viktimës me ç’rast është vetë-lënduar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka raportuar policia në lidhje me rasti të cilin e ka cilësuar si “Dhunë në familje”/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera