Gratë që u privuan nga jeta në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
14:33 | 08 March 2018
Diana Kastrati, Zejnepe Bytyqi, Donjeta Pajaziti, Dafina Zhubi, e Sevdije Berisha janë vetëm disa nga viktimat për të cilat u kërkua drejtësi në protestën e së enjtes me moton “Marshojmë s’festojmë”, shkruan Infokusi.
Nga sheshi kryesor i Prishtinës u bënë thirrje për zbardhjen e vrasjeve të disa nga viktimave të vrara nga burrat në vitet e fundit në Kosovë.
Për shumicën nga to drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, për të vënë prapa grilave vrasësit.
Në mesin e pesë viktimave, katër nga to u vranë nga burrat, ish-burrat dhe të dashurit e tyre.
Diana Kastrati u vra në vitin 2011 në pikë të ditës disa metra larg shtëpisë së saj dhe i dyshuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti Adnan Jashari, ende nuk është kapur nga organet e ndjekjes dhe drejtësisë kosovare.
Ajo u vra pasi kërkesa e saj për mbrojtje urgjente ndaj dhunës në familje nuk u pranua nga Gjykata e Prishtinës, shkruan Infokusi.
Emri i Dianës dhe grave tjera të vrara u thirr me zë të lartë nga protestuesit të enjten me qëllim që shoqëria të ndërgjegjësohet dhe që gratë e tjera të mos e kenë fatin e tyre.
Zejnepe Bytyqi është viktima tjetër nga Suhareka e vrarë pikërisht nga burri i saj, e cila tronditi opinionin.
Vrasja e saj erdhi pas shumë telasheve dhe rrahjeve, ku pas gjashtëmbëdhjetë viteve torturë e gjeti vdekjen në shtëpinë e saj.
Për vrasjen mizore të Zejnepes, vrasësi i saj u dënua me 12 vite burgim. Ky dënim u ngrit për disa vite më shumë vetëm pas protestave dhe presionit publik.
Ndërkaq, para dy viteve në mëngjesin e 17 shkurtit kishte mbetur e vratë 35 vjeçarja Dafina Zhubi, përkundër që nga ekspertiza ndërkombëtare e vërtetoj se ajo u vra nga i dashuri i saj, ajo u raportua si e vetëvrarë.
Kjo ekspertizë ndërkombëtarë kishte vënë në dyshim prokurorinë e rastit, e cila kishte konstatuar vrasjen e saj si vetëvrasje.
Donjeta Pajaziti është vajza tjetër njëzetekatër vjeçare e cila u gjet e vrarë në bjeshkët e fshatit të saj, pas gjashtë jave kërkimesh pas zhdukjes së saj.
Për rastin e Donjetës fillimisht ka pasur një të dyshuar kryesor me të cilin lidheshin të gjitha provat, mirëpo pak ditë më parë ky i dyshuar u lirua nga akuza për vrasjen e saj.
Sipas vendimit të gjykatës, provat të cilat janë në dispozicion nuk janë në përputhje me viktimën.
Familja dhe tërë opinioni publik janë shokuar me këtë vendim të dhënë pasi është menduar se ky do të jetë rasti i parë, për të cilin drejtësia e ka dhënë verdiktin e saj ashtu siç duhet.
Pas gjithë këtyre vrasjeve, ishte vrasja tragjike e Sevdije Berishës nga Peja, ajo me tronditësja. Sevdija vdiq pasi u qëllua nga burri me sëpatë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Ajo po flinte në kohën kur u qëllua me sëpatë.
Këto dhe shumë vrasje të tjera të grave në Kosovë po mbesin krime të fshehura ose të heshtura, për të cilat drejtësia nuk erdhi në vend asnjëherë./Infokusi.com

T� tjera
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...






























