“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 01 May 2024
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për Ditën e Punës duke kërkuar ndërgjegjësim për punëtorët.
“Poshtë kapitalizmit, liri klasës punëtore”, “Poshtë oligarkët ekonomik”. “Poshtë kapitalizimi”, “Gratë nuk pushojnë as të dielave”, ishin disa nga parullat me të cilat ata kanë marshuar në drejtim të qeverisë.
Aktivisti Auron Doli tha se jetesa e qytetarëve po kushtëzohet me shitjen e tyre në tregun ekonomik. Andaj sipas tij dita e ditës po bëhen më të vetëdijshëm për realitetin e ri.
“Kapitalizmi premton barazi gjinore por kapitalizmi nuk mund të ekzistoj pa hierarkinë dhe partiarkatin…. Gratë dhe vajzat përveç ndarjes së pa barabartë dhe skllavëruese të punëve të shtëpisë përjetojnë edhe ngacmime, dhunë e vrasje të cilat vetëm sa shtohen. Institucioni i policisë i cili gjithmonë ka shërbyer për të shuar rezistencën ndaj rendit ekzistues vazhdon traditën e vetë edhe në gjendjen më alarmante të këtij bashkëdyzimi shtypës ekonomik dhe gjinor që ka pasur ndonjëherë Kosova. Çlirimi i grave nuk arrihet pa çlirimin e plotë nga kapitalizimi dhe patriarkati”, tha Doli.
Doli poashtu ka përmendur edhe rritjen e pagave të punëtorëve aq sa u takon.
“Ministri i Financave dhe Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të krenoheshin me rastet kur ky akumulim i parasë tek bizneset të reflektohej me rritje rroge dhe kur punëtorëve iu jepet aq sa ju takon. Do të duhej të krenoheshin kur, më në fund, të ndodh një shpërndarje më e mirëfilltë e pasurisë, e jo kur ajo grumbullohet në duar të disa oligarkëve”, shtoi ai.
Ndryshe, për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, janë organizuar protesta e aksione simbolike nëpër sheshet e Prishtinës dhe para Qeverisë së Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...