Lajme

Gratë nuk e shohin “Fatimen”

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 14 February 2018

Fatimja nuk po mund të ngritët. Të gjitha gratë tjerë janë në këmbë pikërisht në ora 12 me 14 shkurt.

Fatimja, nuk është emri i vërtetët i gruas që shikon me habi bashkëmoshataret e saj që duket se nuk e vërejnë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, shkruan Infokusi.com

Ato kalojnë me përbuzje përskaj saj dhe djalit të vogël që kanë shtrirë duart për lëmoshë për t;iu përgjigjur thirrjes “One Billion Rising”.

-Advertisement-

Ngjarje kjo e cila zhvillohet në ter botën në të njëjtën date dhe orë për të drejtat e grave.

Në Kosovë organizohet për të pestin vit me radhë, edhe pse të dhënat e institucioneve nuk tregojnë përmirësim të statusit të gruas në shoqërinë Kosovare.

Fatmimja dhe shumë të tjera detyrohen të rrinë për orë të tëra ulur në mermerin e ftohët të sheshit për të siguruar bukën e gojës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera