Gratë nga Prizreni dërgojnë shalla me degë ulliri për ushtarët turq
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 26 January 2018
Shoqata e Grave Orkide në Prizren të Kosovës ka dërguar shalla të zbukuruara me figurën e degës së ullirit për ushtarët turq që marrin pjesë në Operacionin Dega e Ullirit në rajonin e Afrinit në Siri.
Shoqata e Grave Orkide në Prizren të Kosovës ka dërguar shalla të zbukuruara me figurën e degës së ullirit për ushtarët turq që marrin pjesë në Operacionin Dega e Ullirit të nisur në rajonin e Afrinit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e Grave Orkide, e cila është themeluar një vit më parë dhe e cila me mbi 100 anëtarë ofron kurse të ndryshme për gra, seminare dhe shëtitje kulturore, ka thurur në mënyrë artizanale shalla me zbukurim me degë ulliri për shkak të motit të ftohtë në rajonin ku realizohet operacioni i ushtrisë turke.
Gratë nga kjo shoqatë kanë përgatitur afër 50 shalla për ushtarët turq. Kryetarja e shoqatës, Sevgi Kervan, për AA tha se ushtarët turq gjenden në një detyrë të shenjtë. “Ne thurëm shalla për t’ua dërguar ushtarëve tanë mbështetjen e grave dhe nënave tona nga Kosova dhe Prizreni”, tha Kervan.
“Duke i dërguar shallat për ushtarët në Afrin, në të njëjtën kohë i dërgojmë edhe lutjet tona dhe ngrotësinë tonë për ushtarët në shenjë simbolike”, shtoi ajo.
Kervan tha se aktivitetet e këtilla solidarizuese do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Siç dihet, Turqia gjithnjë ishte në anën e Kosovës, ndërsa edhe ne si Kosovë, duam edhe njëherë të bëjmë të ditur se jemi në anën e Turqisë”, theksoi Kervan.
Ndërkaq, mësuesja e penzionuar Nazire Gushla, anëtare e shoqatës, tha se me shallat që kanë thurur kishin synim të tregojnë se janë në anën e ushtarëve në Operacionin Dega e Ullirit.
“Zoti i ruajtë. U kthefshin shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre. Shallat i thurim që të mos kenë të ftohtë, t’i mbajnë gjithnjë me vete”, theksoi Gushla. Pas përfundimit, shallat i janë dorëzuar kryekonsulles së Turqisë në Prizren, Eylem Altunya. Fjalët kyçe: Dega e Ullirit, Prizren., ushtaret turq
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...