Kulturë

‘Gratë në parlament’, një shfaqje kundër realpolitikës tragjikomike

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 28 March 2021

Në ditën nderkombëtare të teatrit, në teatrin e qytetit në Ferizaj, u shfaq premiera “Gratë në parlament” nga regjisorja Elmaze Nuraj me aktrim të roleve nga
Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, Valdrin Osmani, Jajush Ramadani, Milot Salihu dhe Doruntina Xhemajli.

Kjo shfaqje që vjen pas realizimit fantastik të shfaqjes “Vizita e zonjës plakë”, dhuroi një kombinim e nderthurje të zanafillës së luftës së grave për barazi dhe pjesemarrje në jetën publike e përfaqësuese, rrezikut të përsëritjes së egocentrizmit dhe arrogancës mashkullore në diskursin publik dhe shpërdorimit të pushtetit; dhe të realpoltiikës tragjikomike ku barazia e gruas eshte kuotë e që në rastin më të mirë do të kualifikohej si feminizëm insitucional vetëm!

Regjisorja Nura me shumë sukses ka sjellur në skenë gershetimin e një teme të vjetër sa vet njerezimi dhe përplasjen konceptuale me prioriteret e mashkullit të veshur me pushtet që si duket gjithmonë i përdorin si justifikim për të mos adresuar çështjet thelbësore të(mos) barazisë dhe pranimit të barabart të llojllojshmërisë njerëzore. Regjisorja Nura kësaj teme të vjeter të pazgjidhur edhe sot ja vendos edhe maskat e COVID19 për të ngritur alarmin përtej frazave të thata dhe pa përmbajtje që ndegjohen në konferenca një ditore dhe fjalime elektorale.

-Advertisement-

Nje shfaqje me shume dinamikë në skenë, nje gjuhë shumë e pasur dhe me ndërlidhje dhe sekuenca të shkurtëra të një kombinimi me mjuzikëll e humor të hollë, që ndihmonte që publiku të relaksohej për të pranuar kritikën, e kuptuar sarkazmën me shumë thumb por në formë gjentile në të njejtën kohë.
Gezuar për punën dhe suksese!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera