Fokus

Gratë “lihen anash” nga partitë politike

Autori: Halil Berisha 10:02 | 10 September 2019

Të gjitha partitë në Kosovë thirren në barazi gjinore e të drejtat e grave.

Por, sa mbrohen këto të drejta nga vet subjektet politike.

Tani, kur zgjedhjet janë afër, e partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore kanë publikuar listat zgjedhore, në të gjitha dominojnë meshkujt, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në fakt LDK ka qenë partia e parë që për shef qeveria ka kandiduar një grua, Vjosa Osmanin.

Por, në listën e saj zgjedhore, nga 110 kandidatë për deputetë 33 prej tyre janë gra.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, gjithashtu në listën e saj ka 110 kandidat për deputetë, prej tyre 32 kandidatë gra.

Një më shumë se LDK e dy më shumë se PDK i ka lista zgjedhore e koalicionit AAK – PSD, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa lista e Vetëvendosjes në përbërjen e saj ka 31 gra.

Pra, diferencat mes partive në pjesëmarrjen e grave në listat e tyre janë të vogla.

Koalicioni Nisma – AKR – PD, në listën e tyre kanë aq gra sa edhe PDK, pra 32.

Ndërsa, për këtë punë, për gazetën inFokus ka folur Igballe Rugoba nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

Kjo pjesëmarrje e grave sipas Rugovës nuk është aspak e kënaqshme.

“Subjektet politike sot e kësaj dite nuk po zbatojnë mekanizmat të cilat vetë i kanë votuar në Parlament, pra ligjin për barazi gjinore që kërkon 50% përfaqësim të të dy gjinive. Vetëm nëse ata vetë zbatojnë këtë ligj atëherë mund të fillojmë të ju besojmë se vërtetë po synojnë ndërtimin e një shteti demokratik”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera