Gratë kërkojnë të drejta në ditën e tyre
Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 08 March 2018
Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizoi marshin protestues “Marshojmë, s’festojmë” në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruan Infokusi.
Shukrie Rexhepi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka thënë se gratë në Kosovë janë të diskriminuara, veçanërisht ato në vende të punës, të cilat punojnë në kushte jo të favorshme.
“Në sektorin bankar grave pas moshës 40-vjeçare u ndërpritet kontrata” tha Rexhepi.
“Vendet me pozita më të ulëta të punës janë ato që kryesisht i gjejnë gratë e në këtë kontekst ato janë të paguara më pak se që janë të paguar burrat. Kontratat në kohë të caktuar në masë të madhe i prekin sidomos gratë, pra janë më së shumti që i prekin me kontratë në kohë të caktuar, rate të tilla ndodhin shumë në të gjitha sektorët, kjo dukuri më së shpeshti është te sektori i bankave, ku grave pas një periudhe pas një stazhi tetë, dhjetë ndoshta edhe pas shumë vitesh i bëhet ndërprerja e kontratës së punës, me ç’rast gratë të moshës 30, 40-vjeçare nuk iu mbetet tjetër pos të presin moshën 65-vjeçare ta arrijë të drejtën e një ndihme sociale prej 70 euro”, u shpreh ajo.
Luljeta Aliu, aktiviste për barazi gjinore, ka thënë se pa fuqizimin ekonomik e social nuk do të ketë zhvillim as të barazisë shoqërore.
Po ashtu ajo ka thënë se në pjesën e trashëgimisë në familje duhet të jenë edhe femrat për ndarjen e pasurisë së përbashkët.
Aliu: Ne i kemi lind këta burra, ne i edukojmë këta burra
Video
“Pa fuqizimi ekonomik nuk do të ketë zhvillim as shoqëror, sepse 50 për qind të potencialit të qytetarëve nuk zhvillohet shteti, nuk zhvillohet ekonomia dhe asnjë gjë nuk do të ec përpara. Kërkojmë, sepse gratë e lypin hisen e tyre, vajzat e duan hisen e tyre, gratë e duan pjesën e tyre dhe pasuritë të përbashkët, sepse ne i kemi lind këta burra, ne i edukojmë këta burra”, ka thënë Aliu.
Ndërsa, Lenti Mustafa, aktiviste, ka thënë se në Kosovë gratë në punësim marrin pjesë vetëm 13 për qind edhe pjesa tjetër duan punësim dhe zhvillim në shoqëri. Ajo tha se mosrespektimi i të drejtave shoqërore dhe ekonomike thellon pabarazinë në shoqëri.
Mustafa tha se vetëm 13 për qind të grave janë të punësuara.
“Sot vetëm 13 për qind të grave janë të punësuara, kërkesa jonë është shumë e qartë, duam punë dhe zhvillim shoqëror, rinia nuk do të detyrohet ta lëshojë Kosovën, punën që kërkojmë duhet të jetë dinjitoze e mbrojtur me kontratë pune, e sigurt dhe pa rreziqe për diskriminim, lëndim dhe humbje jete. Mosrespektimi I të drejtave shoqërore dhe ekonomike thellon pabarazinë dhe mundëson drejtësinë shoqërore, prandaj ne protestojmë dhe nuk festojmë”, tha Mustafa.
Në kuadër të Ditës së Gruas, sot janë shënuar shumë aktivitete dhe janë organizuar tryeza për trajtimin e barazisë gjinore. /Infokusi/
Të tjera
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...