Lajme

Gratë e protestës

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 15 September 2018

Prapa derës së padukshme që shpinte në bodrum merreshin vendimet që do të përçonin anembanë botës mesazhin paqësor të grave të Kosovës kundër krimeve serbe në Drenicë. Ishte pranvera e hershme e vitit 1998.

Hyrje-daljet tinëz në shtëpinë ku ishte vendosur Qendra për Mbrojtjen e Nënave dhe Fëmijëve në Prishtinë do të shpeshtoheshin në mars, shkruan sot Koha Ditore. Në shkurt Serbia nisi vrasjen e nënave dhe të fëmijëve në fshatrat e Drenicës.

Atje do të priteshin edhe me grykën e pushkës. Luftimet ndërmjet forcave serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po sfidonin edhe politikën e rezistencës paqësore të LDK-së së Ibrahim Rugovës.

-Advertisement-

Dhe jo fort larg rezidencës së Rugovës në “Velani”, prej ku palëve ndërluftuese, kundërthënshëm, u bënte thirrje për heshtjen e armëve, gratë aktiviste po i organizonin protestat paqësore.

“Kur hyje në katin e parë nuk shihej dera e mbuluar. Ishte me material, siç i thoshim, me ‘ivericë’, që të çonte në bodrum, ku mblidheshim përfaqësueset e organizatave të grave”, ngrihet në këmbë aktivistja Igballe Rogova në zyrë teksa përshkruan improvizueshëm vendndodhjen e derës së padukshme të organizatës joqeveritare, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, të themeluar nga e ndjera Sevdije Ahmeti dhe Vjosa Dobruna.

Rogova, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Rrjeti i Grave të Kosovës, kujton debatet e gjata me argumente e kundërargumente para se të vendosej në fund unanimisht për vendin, kërkesat dhe motot e protestave të grave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera