Gratë e kthyera nga Siria ndihen të izoluara, kundërshtojnë masën e arrestit shtëpiak
Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 20 August 2019
Me dëshpërim e ka pritur vendimin e gjykatës për vazhdimin e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj. Njëzeteshtatëvjeçarja A.A. (emër i njohur për redaksinë), që prej muajit prill, kur edhe është riatdhesuar nga Siria në Kosovë, po e vuan këtë masë në shtëpinë e prindërve të saj.
Në Kosovë është kthyer së bashku edhe me pesë fëmijët. Kthimin, pas afro katër vjetësh, siç thotë për “Kohën Ditore”, e ka pritur me padurim. Në zonën e konfliktit thotë se ishte shpërngulur pa dëshirën e saj, por me insistimin dhe presionin e burrit të parë, i cili pas një kohe e kishte gjetur vdekjen gjatë luftimeve në Siri.
Në kohën sa ka qëndruar atje është martuar me një shqiptar tjetër nga Kosova, i cili aktualisht është në paraburgim në Kosovë.
“Lërmëni s`paku tani të jetoj e qetë. Pse duhet t`më hetojnë? Me qejf nuk kam shkuar atje. Kam qenë kundër nga fillimi”, thotë A.A.
Prej momentit të kthimit thotë se shteti i ka ofruar ndihma për t`u kujdesur për veten dhe fëmijët. Mirëpo, brenga e saj është izolimi, riintegrimi dhe stigmatizimi nga shoqëria.
“Nuk e di përse po na mbajnë në arrest shtëpiak. Nuk i bëjmë keq askujt. Familja ime biologjike nuk ka të bëjë me radikalizëm asgjë. Për vete jam e shqetësuar edhe me faktin se si na paragjykojnë njerëzit këtu. Nuk është e lehtë kjo situatë. Unë dua të ndërtojë një të ardhme tjetër, por më duhet ndihma nga shteti”, thotë ajo.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...