Lajme

Gratë e Ballkanit kanë jetëgjatësinë më të shkurtër në BE

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 12 September 2018

Të dhënat që krahasojnë jetëgjatësinë në BE tregojnë se gratë në Rumani dhe Bullgari vdesin në moshë shumë më të re krahasuar me ato në Francë dhe Spanjë.

Gratë nga Ballkani kanë jetëgjatësi më të shkurtër sesa gratë në shtetet e tjera të BE-së, sipas UK Guardian, duke krahasuar shëndetin e grave në bllok dhe duke u mbështetur në një raport të ri të publikua nga Shëndeti Publik në Angli dhe të dhëna nga agjencia e statistikave të BE-së Eurostat.

Ai zbulon një hendek prej rreth dhjetë vjetësh në jetëgjatësinë midis grave në Bullgari dhe Rumani, në fund të tabelës, dhe gruaja në Francë dhe Spanjë, në krye të tabelës. Gratë në Spanjë mund të presin të jetojnë deri në 86.3 vjet.

-Advertisement-

Katër nga pesë vendet e para në lidhje me jetëgjatësinë e grave, sipas The Guardian, janë vende mesdhetare, të cilat mund të nxisin interesim të mëtejshëm në të dhënat shëndetësore të të ashtuquajturës “dietë mesdhetare”, e cila përmban shumë vaj ulliri, peshk dhe perime dhe relativisht pak produkte bulmeti dhe mishi. Përjashtimi i vetëm është Luksemburgu.

Katër vendet e fundit, Hungaria, Letonia, Rumania dhe Bullgaria – ku gratë mesatarisht ndërrojnë jetë para se të arrijnë 80 vjeçe – janë të gjitha vendet ish-komuniste, blloku i Lindjes.

Gratë në Mbretërinë e Bashkuar renditen në vendin e 17-të në BE, pak më poshtë Irlandës, Holandës dhe Gjermanisë.

Gjetjet konfirmojnë se pagat mesatare dhe pasuria e përgjithshme e kombeve janë përpjesëtim jo të saktë me jetëgjatësinë; gratë në Portugalinë relativisht të varfër, për shembull, jetojnë më gjatë sesa ato në Holandën, Danimarkën dhe Gjermaninë e pasur.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ish-Jugosllavisë, vetëm Sllovenia ishte ndër dhjetë vendet e para përsa i përket jetëgjatësisë së grave, duke u renditur në vendin e tetë, mbi Portugalinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera