Gratë dhe kryeministrja e Islandës hyjnë në grevë për paga të barabarta
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 25 October 2023
Mijëra gra anembanë Islandës, përfshirë dhe kryeministren, hynë në grevë të martën si pjesë e një fushate që kërkon një barazi më të madhe gjinore në vend.
Është hera e shtatë që gratë në Islandë kanë hyrë në grevë në emër të barazisë gjinore, thanë organizatorët e fushatës në faqen e tyre zyrtare. Greva e parë u zhvillua më 24 tetor 1975.
Greva, e njohur si ” Dita e Pushimit të Gruas” ose “Kvennafrí” në islandishte, u organizua për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me diskriminimin “sistemik” të pagave dhe dhunën me bazë gjinore me të cilën përballen gratë në Islandë, sipas organizatorëve.
Disa shkolla dhe biblioteka në vendin skandinav nuk i hapën dyert e tyre të martën, sipas transmetuesit publik islandez RÚV. Vetëm një degë bankare u hap në të gjithë ishullin, raportoi RÚV. Klinikat mjekësore në zonën e kryeqytetit po trajtonin vetëm urgjencat gjatë grevës, që do të përfundonte në mesnatë. Në kryeqytetin e Reykjavík, një turmë mijëra grash u mblodhën të martën pasdite në Arnarhóll, një kodër pranë qendrës së qytetit.
Një nga pjesëmarrëset e profilit më të lartë të grevës ishte kryeministrja e vendit, Katrín Jakobsdóttir, e cila “nuk mori pjesë në detyrat e saj zyrtare” të martën, tha një zëdhënës nga zyra e saj për CNN.
Jakobsdóttir shtyu një takim të kabinetit të planifikuar fillimisht për të martën, tha zëdhënësi, duke përsëritur se ajo dëshironte të tregonte solidaritetin e saj me gratë islandeze. Punonjëset femra që përbëjnë dy të tretat e stafit në zyrën e kryeministrit islandez morën pjesë të gjitha në grevë dhe nuk erdhën në punë të martën, shtoi zëdhënësi. Gjatë një interviste me stacionin radiofonik të transmetuesit publik të martën, Jakobsdóttir theksoi se lufta për barazi gjinore po shkon shumë ngadalë.
“Duke parë të gjithë botën, mund të duhen 300 vjet për të arritur barazinë gjinore,” tha ajo.
“Siç e dini, ne nuk i kemi arritur ende objektivat tona për barazi të plotë gjinore dhe ende po trajtojmë hendekun e pagave me bazë gjinore, i cili është i papranueshëm në vitin 2023. Ne ende po trajtojmë dhunën me bazë gjinore, e cila ka qenë një prioritet për mua, qeveria duhet të merret”, tha Jakobsdóttir në një intervistë të premten.
Greva u pranua nga departamentet qeveritare të martën dhe u mbështet nga federata më e madhe në vend e sindikatave të punonjësve publikë, Federata e Sindikatës së Punëtorëve Publikë në Islandë (BSRB), Shoqata Islandeze e Infermierëve dhe Shoqata Islandeze e Shoqatave të Grave.
Organizatorët e grevës donin të tërhiqnin vëmendje të veçantë për gjendjen e vështirë të grave emigrante, kontributi “i paçmuar” i të cilave në shoqërinë islandeze, sipas tyre, “rrallë pranohet ose reflektohet në pagat që marrin”. Qeveria e Jakobsdóttir është angazhuar më parë për të zhdukur hendekun gjinor të pagave deri në vitin 2022.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...