Lifestyle

Gratë bëjnë seks pa mbrojtje nëse besojnë se mund të krijojnë lidhje

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 20 March 2019

Gratë që mendojnë të kalojnë natën me dikë të ri, kanë më shumë gjasa të kenë seks të pambrojtur nëse mendojnë se ai është potencialisht person me të cilin mund të krijojnë lidhje.

Ato gjithashtu do të kenë marrëdhënie seksuale të pambrojtura me një person nëse mendojnë se e njohin atë, ka gjetur një studim i realizuar së fundmi.

Më shumë se 200,000 gra në vit në Angli janë diagnostikuar me një infeksion seksualisht të transmetueshëm si klamidia apo herpes, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Gratë në përgjithësi kanë më shumë gjasa se meshkujt të thonë se nuk do të kemi marrëdhënie seksuale pa prezervativ.

Por një studim i ri, ku u përfshin 177 gra, ka zbuluar se ato mund të bëjnë përjashtim dhe të vënë veten në rrezik nëse kërkojnë marrëdhënie dhe kanë ndjenjë të familjaritetit me njeriun në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera