Lajme

Granti mbi 200 milionësh, Ambasada Amerikane përgëzon MCC-në dhe qeverinë: Hap i rëndësishëm drejt rritjes ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 05 July 2022

Ambasada e ShBA-së, në Prishtinë ka përgëzuar MCC-në dhe qeverinë e Kosovës për vendimin që të përshpejtohet procesi i Programit të Kompaktit në takimin e sotëm.

Ambasada në reagim thotë se mezi presin që të bëjnë gjithçka që programi të transformojë sektorin e energjisë në Kosovë.

“Urime të gjithë të përfshirëve për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për #Kosovën. Ne presim me padurim gjithçka që do të bëjmë përmes MCC-së partneritet kompakt për të transformuar sektorin energjetik të Kosovës në vitet e ardhshme”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Koorporata Sfida e Mileniumit (MCC) ka aprovuar javën e kaluar marrëveshjen e Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.

Por, çka përfshin saktësisht kjo marrëveshje?

Nga Ministria e Ekonomisë kanë deklaruar se programi do të përfshijë tri projekte: Rezerva dhe arbitrazh të energjisë; Zhvillim të fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë dhe Projekti i Instituticionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Nga ky financim, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së).

“Investimet e programit Kompakt do të jenë pronë e Kosovës, dhe shënojnë njërin nga bashkëpunimet më të rëndësishme në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera