Sport

Granit Xhaka me gol të bukur e mbyll kampanjën kualifikuese “EURO 2020” (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 18 November 2019

Zvicra e ka mposhtur Gjibraltarin si mysafire me rezultat të thellë 6-1 dhe ka arritur ta fitoj grupin D për ta prerë biletën për “EURO 2020”, shkruan Gazeta inFokus.

Në fitoren e thellë të “Helvetikëve” arriti të shënoj edhe mesfushori me prejardhje shqiptare Granit Xhaka, i cili kohëve të fundit për shkak të incidentit me tifozët e Arsenalit ka qenë lajm botëror në media.

Xhaka pas një kombinimi të mirë me Itten, në minutën e 86’ arriti të shënoj një gol të bukur dhe në një farë mënyre ia ka mbyllur gojën kritikëve të mëdhenj.

-Advertisement-

Më poshtë keni golin e realizuar nga mesfushori i Arsenalit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera