Lajme

Granit Xhaka i gëzohet transformimit të FSK-së në Ushtri (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 14 December 2018

Kosova më 14 dhjetor është bërë zyrtarisht me Ushtri, shkruan Gazeta inFokus.

Transformimin e FSK-së në Ushtri e ka mirëpritur edhe futbollisti kosovarë i cili luan për Arsenalin Granit Xhaka.

Xhaka në Instagram ka publikuar një fotografi të një pjesëtari të Ushtrisë së Kosovës ku mbi të ka shkruar “Urime”.

-Advertisement-

Ndryshe sot në seancën e jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës i ka thënë “po” pakos së projektligjeve që lejojnë transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera