Rozë

Granit Xhaka feston 30-vjetorin e lindjes, partnerja i bën urimin më të bukur (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 27 September 2022

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, feston sot 30-vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat.

Por urimin më të bukur padyshim që e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj. Kjo e fundit ka postuar një video, ku në të janë përmbledhur momentet më të bukura që çifti ka kaluar bashkë që në fillimet e tyre dhe deri më sot.

Krahas postimit Leonita ka bërë dhe urimin e veçantë për partnerin e saj:

-Advertisement-

“Dashurisë time, bashkëshortit dhe babait më të mirë në botë, personit më të kujdesur dhe të dashur. Gëzuar ditëlindjen! Të dua përgjithmonë”.

Çifti u fejua në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe tashmë janë prindër të dy vajzave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera