Sport

Granit Xhaka befason me votën e tij, ja kush është futbollisti më i mirë në botë për të

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 17 January 2022

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Robert Lewandowski, është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2021 nga FIFA, shkruan Gazeta inFokus.

Polaku në garë të ngushtë mposhti Lionel Messin e PSG-së dhe Mohamed Salahun e Liverpoolit.

Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah i treti që mori 39 pikë.

-Advertisement-

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, por që është reprezentues dhe kapiten i Zvicrës, Granit Xhaka, e ka votuar Mohamed Salahun e Liverpoolit si lojtarin më të mirë për vitin 2021.

Pas Salahut votat e Xhakës kanë shkuar për Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera