Granit Paçarizi mohon se gjuajti me armë në përleshjen ‘Te Jupa’
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 07 July 2017
Granit Paçarizi në gjykimin ku po ngarkohet për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, dha versionin e tij për përleshjen në Ëmbëltoren “Te Jupa”.
Granit Paçarizi tha në gjykatë se ishte duke qëndruar me nipin e tij Xhevat Mulakun dhe pronarin e ëmbëltores “Te Jupa” në një tavolinë të këtij lokali, kur u sulmua nga Egzon Krasniqi.
Paçarizi deklaroi se ishte duke postuar diçka në rrjete sociale, kur nisi sulmi ndaj tij.
Papritmas derisa isha duke u marrë me një postim në rrjetet sociale në telefon për një moment kam dëgju njërin që thotë ‘ Ruju shok … ‘ dhe në atë moment jam sulmuar duke marrë goditjen e parë në shpatullën e majtë dhe gjatë tentimit për të hyrë brenda pastiqerisë jam goditur përsëri në kokë nga Egzon Krasniqi”, tha i akuzuari Paçarizi.
Sulmi ndaj Paçarizit dhe më pas përleshja në Lokalin “Te Jupa” gjatë së cilës më pas u përdorën edhe armë zjarri, ndodhi më 6 korrik 2013 në Prizren.
“Gjatë tërheqjes brenda në pastiqerinë “ Jupa “ unë kur kam marrë goditjen e dytë në kokë nga Egzon Krasniqi kam qenë saktësisht në vendin ku ka qenë I vendosur banaku përkatësisht në vendin ku qëndrojnë punëtorët e pastiqerisë pra brenda banakut , kurse Egzoni më ka sulmuar nga ana e kundërt e banakut”, tha Paçarizi.
Ai mohoi se kishte shtënë drejt sulmuesit të tij, pasi tha se goditja e kishte sjellë në gjendje shoku.
Paçarizi tha se drejt sulmuesve kishte shtënë nipi i tij Xhevat Mulaku, me të cilin para sulmit ndodhej në një tavolinë.
“Fillimisht Xhevati ka shtënë nga brenda dhe atë pasi që unë kam marrë goditjen në kokë pra goditjen e dytë. Gjatë ikjes nga dera e dytë e lokalit duke shkuar në drejtim të rrugicës së quajtur ‘Tregu I Ri’“ pasi që të njëjtit vazhdonin të na sulmonin nga mbrapa kam pa dhe dëgju që Xhevati ka shkrepë edhe 2 krisma të tjera , ku personat që na sulmonin kishin distancën diku 1.5 deri 2 metra”, tha Paçarizi.
Paçarizi deklaroi më tutje se në seancat e para të këtij gjykimi Xhevat Mulaku akuzohej për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Paçarizi tha se atëherë ngarkohej vetëm për armëmbajtje pa leje.
Më pas, sipas Paçarizit, prokurori kishte hequr dorë nga ndjekja penale për vrasje në tentativë ndaj Mulakut, edhe pse Mulaku në seancën e pesë qershorit të këtij viti e kishte pranuar se kishte shtënë me armë në ditën kritike.
“ Kanë ardhur Hamit Alemdar , Egzon Krasniqi , Ardian Shala dhe Aret Bytyqi dhe posa kanë zbritur nga vetura kanë fillu të sulmojnë Granitin dhe gjatë kohës kur kemi tentu të hyjmë brenda në lokal para se të godiste Egzoni me bisht të sëpatës Granitin , kam nxjerrë revolen duke gjuajtur 2 herë në tokë në pragun e derës “, kishte deklaruar Mulaku.
Paçarizi në gjykatë tha se ka identifikuar pikërisht këta katër persona si sulmues të tij dhe një makinë të markës “Ford” me ngjyrë të zezë, e cila sipas tij ishte parkuar dy metra larg vendit ku ai ishte duke pirë kafe.
Sulmi ndaj Paçarizit ndodhi pas një incidenti që një ditë më parë e kishin Xhevat Mulaku dhe Ideal Paçarizi me Egzon Krasniqin në Festivalin “Ngom Fest” në Prizren.
Granit Paçarizi tregoi se kishte shkuar me revole në këtë festival, pasi i kishin treguar se Ideal Paçarizi, djali i xhaxhait të tij është sulmuar.
Paçarizi tregoi se e qëlloi me grusht në fytyrë Egzon Krasniqin kur shkoi në “Ngom Fest”.
“Në atë grup ishin rreth 5-16 veta duke pirë së bashku në tavolinë , u afrova dhe pyta se cili nga ju e ka sulmuar djalin e axhes tim Idealin, Egzoni mu përgjigj se unë e kam sulmuar bile më tha se asgjë nuk është kjo se qka I bëj herën tjetër , aty pa bërë asnjë fjalë më shumë unë godita Egzonin me boks në fytyrë ku më pas kanë ndërhy të tjerët për të na nda”, tha Paçarizi.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 12 korrik kur pritet të jepet fjala përfundimtare.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...






























