Sport

Granit Begolli për Samir Ujkanin: O zotëri i ke marrë golat ti palidhje, jo gjyqtari!

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 29 March 2021

Kombëtarja e Kosovës ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin botëror 2022.

Suedia e fitoi takimin ndaj Kosovës në Prishtinë me rezultatin 0:3.

Pas ndeshjes, lojtarët kishin deklarata të ndryshme duke gjetur fajtorë të llojllojshëm.

-Advertisement-

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani pas ndeshjes ka deklaruar se gjyqtari ishte skandaloz në këtë përballje.

Me këtë nuk është pajtuar aspak, analisti i njohur, Granit Begolli i cili thotë se ishte faji i Ujkanit që pësuam golat, e jo i gjyqtarit.

“Jo zotëri golat i ke marrë ti palidhje, se jo gjyqtari, as askush tjetër”, tha Begolli në ATV, teksa ishte duke e komentuar deklaratën e portierit.

“Në kombëtaren e Kosovës i kemi disa futbollistë që nuk luajnë me klubet e tyre, disa vijnë këtu veç me u paraqit”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera