Sport

Gramos Shala tregon për mënyrën e përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror

Autori: M. Marniku 21:17 | 17 January 2021

Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar pritet të nisë në mesin e muajit shkurt, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadrat tashmë kanë nisur fazat përgatitore, e njëjtë po veprojnë edhe gjyqtarët.

Në lidhje me këtë, Gazeta inFokus, ka biseduar me njërin ndër referat kosovar, Gramos Shala, i cili ka treguar për mënyrën se si ai përgatitet.

-Advertisement-

“Pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA kanë ndryshuar shumë gjëra edhe tek ne referët. Kushtet, seminaret me instruktor të FIFA-s na kanë ndihmuar shumë për mënyra të ndryshme, si teorike poashtu edhe praktikë se si duhet përgatitur gjyqtarët për ndeshjet e futbollit.

Unë si një ndër referët me përvojën me të madhe në Superligën e Kosovës, vitet e fundit përgatitem në mënyrë profesionale, mund të them për veten time gati çdo ditë stërvitëm”, ka deklaruar Shala.

Tutje gjyqtari pejan ka treguar se ku i zhvillon stërvitjet.

“Zakonisht stërvitjet i bëj në ambiente të hapura në natyrë, në parkun Karagaq të Pejës.Kurse ka raste kur moti nuk me mundëson dhe i praktikoj dhe i kryej palestër”, ka përfunduar Gramos Shala.

Kujtojmë që ndeshjes e rrethit të 1/8 në Kupën e Kosovës pritet të luhen me 10 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera