Lajme

Graham Phillips: Raportimet e mia për Kosovën i kam me dëshmi dhe fakte

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 19 March 2019

Vendimi i autoriteteve kosovare për shpalljen person non-grata në Kosovë të gazetarit britanik Graham Phillips, ka marrë edhe vëmendjen e medieve të huaja.

Pas raportimeve se blogeri i pavarur Graham Phillips kritikoi udhëheqësit e Kosovës dhe shpalli Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, terroriste, The Courier, ka shkruar se si vendasi i tyre u shpall i padëshiruar përgjithmonë nga shteti më i ri në Europë.

Ai i tha Courier se kosovarët dhe secili mund ta interpretojë atë raportim në mënyra të ndryshme.

-Advertisement-

“Në një mënyrë, kjo na tregon fuqinë e medias së pavarur”, është shprehur Phillips.

Tutje ka deklaruar se është vetëm një bloger i thjeshtë që posedon një aparat fotografik dhe kanal në Youtube.

”Unë jam thjeshtë vetëm një djalë me një aparat fotografik dhe një kanal në YouTube, i cili shkoi në Kosovë dhe bëra bujë rreth xhirimeve dhe raportimit të asaj që pashë që ka shkaktuar një përmbysje absolute në qeverinë kosovare…dhe në të vërtetë një reagim që ka qenë absolutisht histerik”,ka thënë ai.

Phillips ka thënë se në Kosovë erdhi me vullnetin e tij me një buxhet të vogël i financuar nga puna e tij e arritur përmes klikimeve në kanalin e Youtube.

“Ne jetojmë në një epokë ku njerëzit janë shumë të shpejtë për ‘gjuhë të urrejtjes’ në çdo gjë që ata nuk e pëlqejnë” u shpreh ai.

Gazetari britanik po ashtu ka insistuar përsëri se në mënyrë të vërtetë atë që e ka thënë për Kosovën e ka të përcjellur me fakte e dëshmi.

”Në të vërtetë ajo që kam thënë për Kosovën është e bazuar në fakte të mbështetura nga prova” tha Philips, transmeton Klan Kosova.

Phillips, i cili ka punuar si gazetar i pavarur për pesë vjet, raportoi nga Kosova për kanalin e tij në YouTube, i cili ka më shumë se 70 milionë shikime dhe 130,000 abonentë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera